Milevski: Do të mundohemi të fitojmë kundër Bullgarisë

Milevski: Do të mundohemi të fitojmë kundër Bullgarisë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër përballet me Bullgarinë, në kuadër të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski në konferencë për shtyp tha se futbollistët e tij duhet të gjejnë mënyrë se si ta fitojnë ndeshjen.

 “A do të ketë ndryshim nuk do të kasha dhënë detaje Ashtu edhe në secilën ndeshje do të mundohemi të fitojmë. Se çfarë do të sjellë ndeshja, do ta shohim. Sa i takon Bullgarisë, e kemi analizuar, mirëpo me shumë probleme. Ata kane seleksionues dhe shumë futbollistë të ri. Megjithatë ne duhet të koncetrohemi në lojën tonë. Duhet të gjejmë mënyrë që të që të fitojmë në terren”, u shpreh Milevski. /SHENJA/