Milani heq dorë nga Botmani

Milani heq dorë nga Botmani

Kampioni i Italisë, Milani është dorëzuar në garën për transferimin e mbrojtësit Sven Botman, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën. Bëhet e ditur se Milani ka hequr dorë nga holandezi për shkak të kërkesës së lartë të Lillet për lirimin e tij.

Skuadra franceze po kërkon të paktën 50 milionë euro për Botmanin, i cili ka kërkuar largimin këtë verë nga ekipi. Me tërheqjen e Milanit, skuadra angleze Newcastle Unitedi mbetet favorit për shërbimet e tij.

Thuhet se Newcastle tashmë ka nisur bisedimet me Lillen dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda këtij muaji. Botman 22-vjeçar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.