Milani dorëzohet pa kushte në Londër, Chelsea gjen fitoren e parë në grup

Milani dorëzohet pa kushte në Londër, Chelsea gjen fitoren e parë në grup

Chelsea dominon dhe triumfon 3-0 ndaj Milanit, duke marrë fitoren e parë në fazën e grupeve, që e ngjit në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë. Skuadra e Graham Potter pati tërë kohës kontrollin e lojës dhe krijoi një mori rastesh, por gjeti golin e avantazhit me Fofana vetëm në minutën e 24-t, pasi më herët Tatarusanu bëri tre pritje shpëtimtare.

Pjesa e parë u mbyll me rastin e vetëm të mirë për Milanin, por Kepa priti fillimisht gjuajtjen e De Ketelaere, dhe më pas Krunic gjuajti mbi kuadrat. Pjesa e dytë foli vetëm për Chelsean që shënoi edhe dy herë të tjera me Aubameyang e James, ndërsa Milani u pa tërësisht i dorëzuar dhe pa energji për të përballuar një sfidë të tillë.