Mijëra protestues i thanë jo propozimit francez (FOTO)

Mijëra protestues i thanë jo propozimit francez (FOTO)

Mijëra persona kanë protestuar sonte para Qeverisë Para Qeverisë nën moton “ULTIMATUM – Jo faleminderit” kundër pranimit të propozimin francez për heqje të vetos bullgare dhe hapje të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas pjesëmarrësve, mohimi i të drejtës së vetëvendosjes dhe kushtëzimit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut me pranimin e njëanshëm të fshirjes së veçorive kulturore dhe historike dhe mospranim të njëanshëm të gjuhës, nuk është pjesë e kritereve për anëtarësim në BE e as rregull midis shteteve anëtare.