Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov pasditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë Publike për të marrë siç tha ai vërtetimin për burg shtëpiak të cilën ia caktoi Gjykata Penale.
Mijallkov deklaroi se nuk është arratisur, teksa gjatë natës së mbrëmshme ka qenë ne izolim për arsye shëndetësore.
Ai u ka kërkuar falje qytetarëve, kryeministrit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve për këtë gjë. /SHENJA/