` . Microsofti më 24 qershor zbulon Windows 11 - TV SHENJA

Microsofti më 24 qershor zbulon Windows 11

Prej disa muajsh Microsoft ka folur për gjeneratën e ardhshme të Windows, por tani informacione të reja flasin jo më për një përditësim të Windows 10-s, por për një version të ri të sistemit operativ, Windows 11.

Gjiagnti i softuerit ka lajmëruar një eveniment për datën 24 qershor duke premtuar të tregojë atë çfarë do të vijë në Windows.

Në foton e ftesës ishte një logo e re e Windows me dritën që kalon nga dritaret dhe hije e cila ngjan shumë me numrin 11.

Madje ka publikuar edhe një video të animuar ku shfaqet më qartë ajo që po përpiqemi të deshifrojmë nga foto.

Evenimenti i Microsoft starton në orën 11 paradite me orën lokale në SHBA dhe nuk është orari i zakonshëm i evenimenteve të Windows dhe Surface.

CEO i kompanisë, Satya Nadella, premtoi se Microsoft së shpejti do të ndante një prej përditësimeve më të rëndësishme të dekadës së kaluar.