Microsoft përgatitet që të përshëndetet me sistemin operativ Windows 8.1

Microsoft përgatitet që të përshëndetet me sistemin operativ Windows 8.1

Microsoft po përgatitet që t’u dërgojë mesazhe përdoruesve të Windows 8.1, në mënyrë që t’u rikujtojë atyre se mbështetja dhe përditësimet për këtë sistem operativ do të përfundojë më së largu me 10 janar të vitit 2023.

Gjiganti softuerik do të fillojë që të dërgojë këto njoftime për ata që përdorin pajisjet me Windows 8.1 gjatë muajit tjetër me qëllimin për njoftimin e ndërprerjes së mbështetjes për këtë sistem operativ.

The Verge shkruan se njoftimet do të jenë të njëjta me ato që Windows i bëri më herët duke u rikujtuar njerëzve për fundin e mbështetjes për Windows 7, transmeton Telegrafi.

Microsoft kishte përfunduar mbështetjen për Windows 8 tek në vitin 2016, por që mbështetja për funksionimin e Windows 8.1 do të ndalet përfundimisht tek në janar 2023. Microsoft nuk do të ofrojë përditësim për siguri në Windows 8.1.

Kështu bizneset nuk do të mund të paguajnë më për përditësime shtesë të sigurisë të Windows 8.1, e në këtë rast ose duhet të paguajnë për përmirësime ose do të duhet të operojnë pa përditësime të sigurisë në softuer.

Windows 8.1 ishte një përmirësim për sistemin Windows 8, sitëm ky i cili nuk u prit aq mirë, e pavarësisht përmirësimeve të dukshme përgjatë viteve për Windows 8.1, epoka e saj dhe e Windows 8, do të jetë një periudhë që shumë përdorues të gjigantit softuerik do të përpiqen që ta harrojnë. /Telegrafi/