Mickoski: VMRO-ja nuk do të legjitimojë “procesin e dëmshëm të ndryshimeve kushtetuese”

Mickoski: VMRO-ja nuk do të legjitimojë “procesin e dëmshëm të ndryshimeve kushtetuese”

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se partia që ai e drejton nuk do të marrë pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas kreut opozitar, ata nuk duan që t’i japin legjitimitet këtij procesi që e konsiderojnë të dëmshëm për vendin. Këto deklarata Mickosi i ka bërë sot në një konferencë për gazetarë në Kuvend, ndërkohë që bashkë me disa deputetë të VMRO-së i është bashkuar protestuesve para ndërtesës së Kuvendit. Mickoski u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta kundër ndryshimeve kushtetuese. “Jemi të bindur se kjo ndryshon identitetin, para se gjithash atë institucional. Për këtë qëllim po bëhet keqpërdorimi i Prokurorisë. Në referendum Zoran Zaev nuk mori mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës. Deputetët votojnë nën kërcënime dhe jo me dëshirë”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/