Mickoski sot do të tregoj se a do të shkoj në takimin e liderëve

Mickoski sot do të tregoj se a do të shkoj në takimin e liderëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi për sot se do ta bëj të ditur qëndrimin e tij nëse do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mickoski tha se vendimi do të pasoj pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, grupin parlamentar dhe organet e larta partiake.

Deri tani ftesës i janë përgjigjur pozitivisht BDI, partitë e koalicionit me LSDM, ASH, AAA, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Lëvizja BESA.