Mickoski shkon në protestë: nuk e shoh të arsyeshme të vazhdojnë konsultimet e grupeve parlamentare

Mickoski shkon në protestë: nuk e shoh të arsyeshme të vazhdojnë konsultimet e grupeve parlamentare

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ata dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së, si maqedonas krenar.

Ai tha se sot kanë dhënë propozimet e tyre e që janë qëndrimet të VMRO-së, edhe për kornizën negociuese.

“Shihni ju mund të bisedoni siç bisedon qeveria jonë dhe të na dërgoni në humnerë dhe të mos keni opsion të dytë përderisa jenë duke u rrëzuar në humnerë. Nëse do ta pranojmë këtë opsion, përgjigja është Jo, faleminderit. Themi jo asimilimit”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se me qasje të mençur dhe racionale,  qasje nacionale maqedonase, gjithçka mund të ndryshojë.

I pyetur nëse do të vazhdojnë punimet grupet e punës, Mickoski tha se nuk e di nëse ka nevojë ngase ata kanë treguar pozicionet e tyre gjatë ditës së sotme.

“Presim nga ana e pushtetit t’i pranojë dhe t’i thotë jo këtij propozimit”, u shpreh Micksoki.