Mickoski sërish kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski sërish kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish kërkoi shpërbërje të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale që do të mbahen në pranverë të këtij viti, raporton SHENJA. Këto kërkesa Mickoski i bëri gjatë konferencës për media pas takimit me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, të udhëhequr nga partia e tij.

Mickoski theksoi se vendimet e fundit të Parlamentit, si dhe publikimi i ligjeve (Ligji për gjuhët dhe ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit) në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit, është kryer atentat ndaj shtetit.

Në mbledhje është rënë dakord që VMRO-DPMNE me partnerët e koalicionit të ngrejnë padi penale dhe të paraqesin ankesë para Gjykatës Kushtetuese për Ligjin gjuhëve.

“Kërkojmë zgjedhje parlamentare së bashku me ato presidencialem që qytetarët të vendosin a janë për Maqedoni të Veriut të nënçmuar apo për Republikën e Maqedonisë krenare”, tha Mickoski.