Mickoski: Qytetarët për momentin kanë prioritete tjera, jo zgjedhjet parlamentare

Mickoski: Qytetarët për momentin kanë prioritete tjera, jo zgjedhjet parlamentare

“VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare, por është pajtuar me faktin se qytetarët për momentin kanë prioritete të tjera si përballja me krizën energjetike dhe ekonomike”, theksoi kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.
Mickoski në emisionin “360 gradë” thotë se kur të jetë në pozicion të formojë qeveri, do të zgjedhë partnerin e koalicionit me të cilin programi do të jetë kompatibil.
“Unë e preferoj opozitën shqiptare, shpesh herë e them këtë dhe do ta përsëris edhe në emisionin tuaj, megjithatë ka një rregull mbi mbi të gjitha rregullat dhe dëshirat ndërsa kjo është një rregulli i Badenterit i cili nëse duam të kemi reforma të zbatuara me sukses, ne duhet ta respektoje atë. E kam thënë atë. Unë jam një njeri i cili dëshiron t’i shikojë gjërat ligjërisht”, potencon Mickoski.
Mickoski në këtë moment nuk e përjashton mundësinë për formimin e një koalicioni të zgjeruar mes të gjitha partive parlamentare, por jo si ideja e deputetit Pavle Trajanovit.