Mickoski për incidentin e sontëm: Qëllimi ishte ose vrasja e ndonjë qytetari pa faj ose mua!

Mickoski për incidentin e sontëm: Qëllimi ishte ose vrasja e ndonjë qytetari pa faj ose mua!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se sonte ka ndodhur një incident i rëndë, i cili sipas parametrave është montazh klasike policore.

“Qëllimi ishte ose vrasje e ndonjë qytetari pa faj, nënë me fëmijë, pensioner, njeri i ri, ose vrasjen time. Dhe kjo është dashur t’i ngjasoj një konflikti ndëretnik, ndërsa në realitet nuk është asgjë përpos luftë për pushtet, karrige, funksione të partive që janë pjesë e Qeverisë. Kjo nuk ka lidhje me mos tolerancë ndëretnike, por luftë për pushtet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Ai tha se një kohë të gjatë merr informacione joformale për likuidimin e tij të cilën e përgatit pushteti.

“Nuk i kam dhënë shumë vëmendje, por sonte e pamë së paku dy persona me armë zjarri të cilët ishin të gatshëm këtë ta bëjnë. Policia nuk ishte në vendin duhur dhe në mënyrë misterioze u paraqit një grup prej 10 personash të cilët ishin të armatosur”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se skenarin e tillë e ka paralajmëruar pushteti.

“Ministri Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike, nëse nuk kalon propozimi i cili nënkupton asimilimin dhe bugarizimin e maqedonasve”, shtoi më tej Mickoski.