Mickoski pas takimit me Ursula Von Der Lajen: Janë tre çështje që VMRO-DPMNE e shqetësojnë në lidhje me propozimin francez

Mickoski pas takimit me Ursula Von Der Lajen: Janë tre çështje që VMRO-DPMNE e shqetësojnë në lidhje me propozimin francez

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryetaren e KE-së, Ursula Von Der Lajen, tha se Maqedonia e Veriut në nenin 11 qëndron se deri në ndryshimin e Kushtetutës nuk do t’i fillojë bisedimet.

“Ne sipas këtij dokumenti lexojmë se  bisedimet  fillojnë pas vendosjes së popullit bullgar në Kushtetutë, ose të jem precizë 750 familje sipas regjistrimit të fundit. Dilema e dytë që e kemi, ngase u përmend në fjalim se nuk do të flitet për historinë , por neni 14 nga i njëjti dokument dhe protokollit të cilin askush në Maqedoni nuk e ka parë, thotë se ne do të flasim për gjithçka por nuk flasim për të ardhmen. Do të flasim se si në shekullin 21 të asimilohet popullit maqedonas dhe identiteti i saj”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Ai tha se për herë të parë përpos kritereve të Kopenhagës, vetëm për Maqedoninë e Veriut, e as për Shqipërinë nuk vendosen çështjet bilaterale.

“Këtu qartë shkruan se nevojiten raporte vjetore për impelemntim efektiv të marrëveshjes sipas nenit 12 nga marrëveshja për fqinjësi ndërsa kjo lidhur me protokollin të cilin njeri i gjallë nuk e ka parë në Maqedoni”,  u shpreh Mickoski, duke shtuar se nuk është e vërtet se nuk do të flitet për historinë.

Çështja e tretë tha Mickoski që ka dilemë, është deklarata hyrëse, neni tre, ku qëndron qartë se korniza negociuese do të jetë e përkthyer në gjuhën maqedonase, por pala bullgare do të jep deklaratë se si ajo e sheh gjuhën maqedonase.

“Kjo se ne kemi gjuhë të qartë, që do të jetë pjesë e kornizës negociuese është gënjeshtër e madhe, këtu qëndron se do të kemi deklaratë unilaterale, ku ndoshta do të qëndron se gjuha maqedonase është ndonjë version i gjuhës bullgare”, tha Mickoski, raporton SHENJA.