Mickoski: Jam i gatshëm për të fshirë “20-përqindëshin” nga Kushtetuta

Mickoski: Jam i gatshëm për të fshirë “20-përqindëshin” nga Kushtetuta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se është i gatshëm që të përfshihet në diskutimet  për një marrëveshje të re për Maqedoninë e Veriut me të cilën do të fshihet norma “20%” nga Kushtetuta, si dhe normat “Badenter” dhe “Balancer”. Sipas kreut opozitar, kjo mund të bëhet që të mundësohet një sistem i drejtë në të cilin njerëzit do të përparojnë sepse kanë njohuri dhe janë konkurrues dhe jo sepse janë pjesë e ndonjë kuote apo numri.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË

“Për normën prej 20%, e kam thënë shumë herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo. Në këtë rast mund të kemi një marrëveshje të re për të cilën duhet të flasim. Të flasim për ‘Badenterin’,  për “Balancerin’ dhe të kemi një sistem të drejtë ku njerëzit përparojnë sepse konkurrues dhe kanë njohuri”

/SHENJA/