Mickoski i përgjigjet Varhejit: Populli maqedonas ka dhënë shumë për vlerat evropiane

Mickoski i përgjigjet Varhejit: Populli maqedonas ka dhënë shumë për vlerat evropiane

Kryetari i VMRO-së, hristijan Mickoski ka komentuar qëndrimin e Oliver Varhejit nga Brukseli se ngjarjet në Kuvend gjatë debatit mbi propozimin francez, nuk përfaqësojnë vlera demokratike. Mickoski u shpreh se e respekton qëndrimin e Varhejit por shpreson që edhe Varheji ta respektoj të tijin.

“Unë e respektoj qëndrimin e zotëri Varhejit, por shpresoj që edhe ai e respekton timin. Maqedonia dhe populli maqedonas kanë dhënë shumë për ato vlera evropiane. Flamuri na u ndryshua me forcë, me forcu na u detyrua vendosja referencës kohore të emrit, me forcë na u ndryshua Kushtetuta, me forcë na u ndryshua emri kushtetues, me forcë tani kishte tentim për  të ndryshuar identitetin maqedonas, nëse të gjitha këto janë vlera evropiane, më falni unë nuk dua t’i ndaj”, deklaroi Hristijan Mickoski. /SHENJA/