Mickoski i përgjigjet Andonovit: Ka vite që dëshirojnë të më largojnë nga VMRO-ja, por partia vetëm po forcohet

Mickoski i përgjigjet Andonovit: Ka vite që dëshirojnë të më largojnë nga VMRO-ja, por partia vetëm po forcohet

Ndryshimi i tij, për të parin person të opozitës, është kërkuar disa herë, por partia vetëm është bërë më e fortë dhe më e bashkuar. Kështu ka komentuar Hristijan Mickoski, pas kërkesës së bashkëpartiakut të tij Oliver Andonovit, që Mickoski të dorëhiqet.

 “Nuk mund të them që në VMRO-DPMNE ka fraksione. Përndryshe, mua persona të tillë, 4 vite e gjysëm më ndryshojnë, por VMRO-DPMNE vetëm forcohet, bashkohet. Kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me fitore rekorde, me shumicë në Parlament. Për atë nuk kam se çfarë të humb kohën tuaj për ta komentuar”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.