Mickoski: Bullgarizimi i maqedonasve bëhet kusht i BE-së

Mickoski: Bullgarizimi i maqedonasve bëhet kusht i BE-së

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, për “Deutsche Welle”, ka përsëritur vërejtjet që kjo parti i ka lidhur me propozimin, i cili përmban kornizën negociuese për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe dokumentet që janë pjesë e asaj pakoje. “Propozimin për grupe punuese e kemi bërë që vërejtjet tona t’i përkthejmë në punë konkrete sa i përket dokumenteve dhe kornizës së negociatave, që është objekt diskutimi. Vërejtjet tona i referohen në radhë të parë heqjes së të gjitha pjesëve të diskutueshme që kanë shkaktuar polemika në lidhje me propozimin ekzistues, i cili shkakton dëme të hapura ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, ndryshimet e tekstit kanë të bëjnë me heqjen e pjesës për amendamentet kushtetuese që do ta obligonin shtetin, si dhe refuzimin e mundësisë së ndryshimit të teksteve shkollore, fakteve historike dhe rreziqeve që ekzistojnë për mohimin e gjuhës maqedonase.