Mickoski beson se VMRO-ja do të korrë “fitore të madhe” në zgjedhjet presidenciale

Hristijan Mickoski beson se VMRO-ja do të korrë “fitore të madhe” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai ka thënë se partia e tij është transparente dhe ka hapur konkurs për kandidatin për zgjedhjet që pritet të mbahen në maj të këtij viti. Ai shpjegoi se konkursi do të zgjasë deri më 31 janar dhe deri atëherë opinioni do të njihet me emrat që kanë aplikuar në konkurs. /SHENJA/