` . Mickoski bën thirrje për protesta për mbrojtje të identitetit maqedonas - TV SHENJA

Mickoski bën thirrje për protesta për mbrojtje të identitetit maqedonas

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me anë të një statusi në fejbuk ka bërë thirrje për protestë mbipartiake për mbrojtjen e identitet maqedonas, përcjell SHENJA.

“Nëse gjyshërit tanë nga viti 1941 deri në vitin 1944 kanë luftuar kundër ‘administratës’ ashtu siç manipulon Zaevi, atëherë gjyshërit i bën ‘terroristë’ dhe jo çlirues. Maqedonia është për miqësi, por miqësi do të thotë respektim. Nëse nuk ka respekt, atëherë nuk kuptohemi. Të mos jemi të shurdhët, të jemi të zëshëm pa mos qenë vonë”. Nesër në ora 18:00, nga Boris Trajkovski deri në Qeveri. Protesta, për shkak të rrezikut të infektimit me Koronavirus, do të kryet me automjete. Këtu nuk bëhet fjalë për parti, këtu bëhet fjalë për Maqedoninë”, ka shkruar Mickoski. /SHENJA/