` . Meta dhe Rama reagojnë për shpërthimin në Liban - TV SHENJA

Meta dhe Rama reagojnë për shpërthimin në Liban

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, kanë reaguar në lidhje me shpërthimin në Bejrut, duke shprehur solidaritet me popullin e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Meta në rrjetet sociale ka shkruar se “mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut. Solidarizim me popullin e Libanit”.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur: “Çfarë lëndimi e trishtimi. Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”.

Një zjarr në një depo me eksploziv në Portin e Bejrutit shkaktoi shpërthimin masiv nga i cili sipas raportimeve paraprake humbën jetën dhjetëra persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Shpërthimi gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.