Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme.

Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruan “25 Prilli nuk ishte ndeshje e fituar, por një ndeshje E SHITUR pa filluar”.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur në vend pritet të ketë zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki.
Si datë për zgjedhjet e pjesshme, Meta dekretoi 6 marsin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.