Messi mund ta veshë fanellën e Argjentinës më 22 apo 26 mars

Lionel Messi mund ta veshë fanellën e Argjentinës përsëri dhe ta bëjë rikthimin në ekipin kombëtar pikërisht në “Camp Nou”, ku ai dhe bashkëlojtarët e tij në kombëtare do të përballen me Venezuelën më 22 apo 26 mars.
Giullermo Tofoni është caktuar nga FIFA si agjent përgjigjes për këtë ndeshje, dhe ai është duke bërë përpjekje tani për ta aranzhuar ndeshjet që të luhet pikërisht në stadiumin që është shtëpi e Messit, “Camp Nou”, edhe pse thuhet se ajo mund të luhet edhe në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Messi kishte planifikuar të rikthehej në Kombëtare për Kupën e Amerikës, fakti që ndeshja ka mundësi të zhvillohet në Barcelonë nënkupton se ai ka gjasa të zbresë në fushë për Argjentinën para verës.

Hera e fundit që numri 10 luajti për vendin e tij ishte 30 qershori 2018, kur u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4-3 ndaj Francës. Aty Messi vendosi të pushojë për kohë të pacaktuar.

Siç qëndrojnë gjërat, ekipi i Lionel Scalonit ka vetëm një ndeshje të konfirmuar para Kupës së Amerikës, dhe “Camp Nou” mund të jetë stadiumi ideal për Messin për t’u rikthyer në Kombëtare. /Gazeta Express/