` . Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator - TV SHENJA

Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator

Në vend që deri më 14 shtator në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar mësimi do të zhvillohet online deri më 20 shtator, si një nga masat për parandalim të përhapjes së virusit KOVID-19.

Nga shërbimi i qeverisë njoftuan se Qeveria në seancën e sotme, të 106-të, ka sjellë vendim që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të jetë online deri më 20 shtator, në vend 14 ditëve siç ishte planifikuar me vendimin e mëparshëm.