` . Mersel Bilalli: Në Maqedoni reformat janë improvizuese kemi stagnim në çdo sferë - TV SHENJA

Mersel Bilalli: Në Maqedoni reformat janë improvizuese kemi stagnim në çdo sferë

Në emisionin “ENTER” në TV SHENJA, analisti politik, Mersel Bilalli, duke folur për procesin e integrimit, tha se shumë çështje janë problematike brenda BE-së. Sipas tij, BE nuk është ajo që ishte para 10 ose 15 viteve, kur u pranuan  10 anëtarë.

“BE po ballafaqohet me stagnim. Ajo ndeshet me probleme serioze të brendshme. Aty është pjesa e zhvilluar veri-perëndimore, pjesa dominonte dhe pjesa jug-perëndimore është e zhvilluar po jo dominate dhe pjesa jug-lindore është nga vendet e ish socialiste në zhvillim të sipër dhe pjesa jug-lindore që është e dobët. Këtu janë Bullgaria dhe Hungaria. E dyta, realisht BE sikur nuk ka lokomotivën e vet tërheqëse. Kancelarja gjermane Merkel është në pensionimin e saj dhe është vështirë të ndërtohet një personalitet tjetër. Presidenti i Francës duke si është si figurë e zbehtë e BE-së. Pra kemi një sistem të pakontrolluar” tha Bilalli.

Ai tha se duket se BE aktron bisedime me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Momentalisht të potencohet dhe e dyta, Maqedonia, për fat të keq përpos punëve që i jep rëndësi të veçantë, siç është çështja e emrit dhe dialogu me Bullgarinë, duket se reformat janë improvizuese deri në fund kemi stagnim në çdo sferë brenda shtetit”, u shpreh Bilalli.