` . Mersel Bilalli: Ndoshta duhen zgjedhje të reja! - TV SHENJA

Mersel Bilalli: Ndoshta duhen zgjedhje të reja!

PYETJE: Si i vlerësoni ofertat nga zgjedhjet e fundit parlamentare?

Për fat të keq edhe në këto zgjedhje nuk pamë asgjë konkrete nga ofertat programore. Pamë paga minimale apo maksimale, por nuk thanë se si do t’i prodhoj ato kjo ekonomi kolapse? Na u tha se ekonomia fuqishëm do zhvillohej, por jo edhe si, ku dhe çfar! Na u tha se do kemi një shoqëri më të drejtë, më humane, por ata nuk na u tha se si do i largonin ata gjyqtarët e prokurorë gjer në fyt të future në korrupsion! Nuk na treguan se si do t’i motivonin njerëzit për ide, nisma dhe projekte. Nuk na thanë se çfarë se do t’i motivojnë investiture e brendshëm e si do t’i tërheqin ata të jashtëm. Këtu sikur i kanë mësuar votuesit me paga artificiale, duke e zhytur shtetin në borxhe maramendëse dhe tani kemi afro pesë miliardë euro borxh. Ne kemi terrene fantastik të përshtatshëm për vend-rekreime të mëdha skijimi dhe pushimi që do të ishin startim i një “bumi” të vërtetë ekonomik. Kemi resurse fantastike për zhvillim të bujqësisë, blegtorisë, turizmit rural, por s’ka ide, madje as dëshirë për të pas ide. Ka vetëm profite personale të individëve në pushtet dhe rreth tij. Njerëzit tjerë, strajcat në shpinë dhe kah sytë këmbët.

PYETJE: Publikisht thuani se janë manipuluar zgjedhjet, por fakt është se megjithatë partitë opozitare shqiptare arritën sukses meteorik?

Pajtohem me konstatimin se partitë opozitare Alternativa-Alijansa janë fituese reale në këto zgjedhje edhe pse atyre u janë vjedhë votat në mënyrën më jomorale që është e mundshme në një shoqëri elementare njerëzore. Në Zajas s’ka as zogjë sa kanë dalë votues. Atje sikur qind për qind t’i nxjerrni në votime njerëzit rezident, dalja nuk mund të tejkalon 20 përqindshin, sepse politika e mbrapsht i ka dëbuar nga trojet e veta. Kuse ne shofim se i kanë nxjerr 90 për qind!? Atje as gurr s’mund të gjeni aq sa ka vota. E njëjta gjë ndodhë në Pllasnicë, në Dollneni, në disa fshatra të Tetovës dhe në Saraj. Supozohet se janë kqpërdorë rreth 30 mijë vota, që së paku bëjnë 4-5 deputet.

PYETJE: Por, nga ana tjetër kundërshtarët e koalicionit me të madhe nxisin përçarje, për gjoja kush sa vota nga liderët ka fituar në vendin e vet për disa raunde?

Edhe mua kjo më duket si diçka e çuditshme, por besoj se vet partitë duhet t’i analizojnë ato. Te zgjedhjet është shumë me rëndësi të ofroni njerëz pa njolla që tërheqin vota. Pajtohem se me do emra nuk vrapohet. Për vrap duhet kuaj të fuqishëm. Këtu jemi ambient i vogël dhe të gjithë sikur dihemi mes veti. Sondimi real dhe josubjektiv i pozitës për çdo kandidaturë duhet të jetë kandari vendimtar për çdo kandidaturë. Njerëzit nuk janë të gatshëm një keqpërdorës ta zavdësojnë me një tjetër.

PYETJE: Ka zëra qëllimkëqijë se këta subjekte mund të ndahen, se kontributi i Alterntivës gjoja qenka më i madhë se sa që ka fituar mandate?

Edhe pse me gjithë fuqinë që kam u angazhova për ndryshime, unë nuk jam partiak dhe nuk di për raportet e brendshme mes tyre. Por, besojë se ato punë ata vet më mirë i dinë dhe me vullnet gjithçka mund të balansohet në ekzekutivë nëse bëhen pjesë e saj. Sa mund të shof unë, ata janë të vetëdijshëm se delja që ndahet nga tufa e ha ujku. Unë mirë i njof drejtuesit e Alternativës, ata s’kanë ashtu ideje e as natyre. Por, edhe Zoti Taravari është shumë koheziv dhe natyral, kështu që nuk besojë në ndonjë ndarje. Për tjerë drejtues s‘kam shumë njohuri, por besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kanë mision hyjnor njerëzor, qytetar e kombëtarë që këte popull ta çlirojnë nga thundrat e krimit të organizuar që për dekada determinon ekzod të përmasave të një gjenocidi ndaj kësaj popullate. Rreth 300 mijë shqiptar të ri kanë lëshuar Maqedoninë veçanarisht këto dy dekada të fundit dhe kjo do mbetet një njollë e zezë aq e madhe në historinë tonë. Po të bëhen analiza komparative shkencore zhvillimore , nga faktet e tanishme gjenerata të tëra do të turpërohen. Sinqerisht s’kisha dasht me çfardo çmimi të jemë pjesë kreative e kësaj historie tragjike që u ndodhë shqiptarve të Maqedonisë veçanarisht në dy dekadat e fundit. Shkuarja e këtyre në opozitë në të ardhmen me meritë mund të jetë shpallur një festë nacionale. Natyrisht nëse arrimë të shpëtojmë nga ta, ngase do njerëz të palës tjetër të pushtetit sikur preferojnë ata.

PYETJE: Ju publikisht thoni se BDI duhet të shkojë në opozitë, por ku janë numrat?

Numrat le t’i gjejnë drejtuesit, pasi unë jam vetëm një analizues i thjesht. Nëse nuk mund t’i gjejnë votat për shumicë, ka plotë mënyra tjera si zgjidhje e përkohshme. Së pari s’di çka lyp aty partia që ka fituar numër të madhë votash duke mashtrua se do e bëjë kryeministrin shqiptar dhe tani pa kurfar turpi tërhiqet duke e hudhë në kantë idenë e kryeministrit shqiptar. Këso mashtrimi s’mbahet mend dyqind vitet e fundit. Mos të kishtë përdorë këso mashtrimi masiv, kjo parti do të kishtë dyfish më pak deputet. Veq asaj që mbushën kutitë. Dhe tani kërkojkan të zbuten gjakërat! Gjakërat janë të lëngëta. Personalisht, mendoj se sa më shpejtë duhet të shkohet në zgjedhje tjera nëse nuk bëhet shumicë pa BDI-në. Por, paraparkisht duhet të bëhen ndryshime serioze në kodin zgjedhor. Urgjent duhet të intervenohet në në drejtim të asaj që KSHZ menjëherë pas përfundimit të votimit t’i publikojë listat e votuesve për çdo vendvotim, por jo me nënshkrime të votuesve, por me vënie gisht nga votuesi, që fare lehtë të zbulohen keqpërdoruesit dhe gjithësesi ashpër të dënohen. Nuk mendoj se BDI duhet të shkojë në opozitë nga ndonjë mllef i ndokujt sepse me ate s’bëhet gjë, por thellë jam i bindur se opozita shqiptare ka legjitimitetin real dhe njëherit e kanë kuptua se çelësi i shpëtimit është ekonomia. BDI 20 vite ishte në pushtet këte nuk e kuptoi apo s’diti ose s’donte ta kuptojë. Për vite VMRO investimet e jashtme dhe të brendshme i orientonte nga lindja e shtetit. Ishin ato 21 kompani me rreth 35 mijë punësime, pa përjashtim të gjitha largë trevava shqiptare. Por, edhe qeveria paraprake sikur vazhdoi me të njëjtin avaz. Formalisht e emron një ministër shqiptar për ekonomi dhe pastaj bëhet gjithçka që investimet sërisht të shkojnë në pjesën lindore të shtetit. Mundemi edhe  t’i përmendim disa – ,,Canfield Foundry”, “Tab MAK”, “Zenit International Product”, “Jem Dash Lighting Europe”, “Kesler”, “Kostal”, “Sagen”, “VIK”, “B.Plastik”, “M.Wiring Sitems” etj. Së bashku me rreth 25 mijë punësime. Te ne ZERO. Një ZERO shumë e madhe. Shqiptarëve  mbetet t’u ndimoj vetëm Zoti. Për 20 vite, në pjesën lindore u ndërtuan 240 km autostradë, kurse në atë perëndimore vetëm 7 km (Kërçovë-Ohër). Këtu askend tjetër s’duhet akuzuar pos subjektit shqiptar në pushtet. Jo, që të bëhemi „patriot“ pasi për mua kjo fjalë asocon në person të kriminalizuar.

Rrjeta e kaqpërdorimeve shumë është zhvilluar, edhe ate, prej tenderëve e gjer në shërbimet mjekësore. Ndër mjekët partiak privat ka keqpërdorime serioze për numrin e pacientëve që s’janë këtu, reçetave fiktive, trafikimi me barna  etj. Në lindje të shtetit, gati secili ka ndonjë punë, kurse jashtë shkojnë ata që duan më shumë, kurse këndej situata është kaos. Logaritni në fshatin tim papunësia e të rijve është mbi 60 për qind. Këtu 20 vite më parë shkolla fillore kishtë 1.400 nxënës, kurse tani vetëm 340. Kjo paraqet tragjedi të përmasave historike. Nga paratë e zeza të disave s’jemi duke pa dritë të bardhë.

PYETJE: Por, çka duhet bërë dhe si?

Duhet bërë revolucion mental, funksional e profesional, që aspak s’është lehtë pas 20 vitesh kaosi. Të rinjtë ndër dekada janë shkëputur nga bujqësia e blegtoria për të cilën EU jep mjete të fuqishme finasiare pa kthim. E humbëm IPARD 1 e 2, tani vjen IPARD 3 me disa miliarda. Nga afrë një miliard euro pa kthim, vitet që shkuan, s’mundëm të tërheqim as 20 për qind. Kjo është mallkim. Duhet të keni projekte konkrete që t’i harxhoni këto mjete, a shtetit sikur s’i intereson aspak. Me pak organizim vendi mund të shndërohej në ambient normal jetese. Izraeli territorialisht është më i vogël se Maqedonia (rreth 21,000 km2), ku 70% është shkretirë, por me bujqësi moderne „pika pika“ mbanë mbi shtatë milion banorë me pesë herë standard më të lartë se tonin. Madje për dekada në kushte luftë. Ekspertët kinez thuajnë se në këte territor mund të mbajnë madje 50 milion banorë. Ata ëndërrojnë për tokën tonë tani të lënë shkret. Ja ku e keni Tajvanin sa Maqedonia me territor, por me 24 milion banorë që jetojnë me standard katër here më të lartë se tonin. Shifeni bumin ekonomik të Turqisë në 15 vitet e fundit, atë e ka shndërrua në fuqi botërore. Madje edhe shumë shtete afrikane kanë zhvillim maramendës, kurse ne talleme duke fut në institucione njerëz që mezi emrin e vet dinë ta shkruajnë, andaj jemi ndër të fundit në botë. Bujqësia jonë është ende me traditën shekullore, a bota po ndryshon me shpejtësinë e dritës. S’kemi ide si ta gjallërojmë blegtorinë, a çmimi i mishit dhe produkteve të qumështit është vazhdimisht i lartë. Kemi më shumë lokacione me ujëra minerale e termale, por asnjë projekt për zhvillim dhe përdorim të tyre, a qindra miliona euro mund të na sjellin çdo vit dhe shumë. S’kemi as animacione kompjuterike për kushtet natyrore për zhvillim që t’ua ofrojmë të huajve për investim. As studim për turizëm malor e rural. Nuk dua të mbjell pesimizëm, por ne jemi shembull më tipik në botë se si s’duhet të punohet dhe si s’duhet të selekcionohen kuadrot.

PYETJE: Si duket na mbushët me shumë pesimizëm !?

Të jemë i sinqert, gjendja është shumë më dramatike se sa që e përshkrova gjer tani. Indikator e kemi eksodin e përmasave biblike këtu. Njerëzit u lanë në fatin apo fatkeqësinë e vet, madje edhe ata që synonin të bënin diçka si investim duhej të puthin do duar, por edhe t’i mbushin me diçka. Këso eksodi as dhjetëra Millosheviqa e Çubriloviqa s’do mund të kishin realizuar. A “lideri i madh” madje këtë eksod të përmasave biblike e quan “trend modern” me të cilën ballafaqohen të gjitha shtetet ballkanike. Por, aj t’i shohim do analiza të demografëve rajonal! Në Mal të Zi nga 1000 banorë në vitin 2019 ishin largua nga shteti vetëm 31 persona; në Sërbi – 54; në BeH – 61; në Kosovë – 68; kurse në Maqedoni në pjesën shqiptare – 127. Me këso dinamike shpërnguljeje për dhjetë vitet e ardhshme në Maqedoni nuk do mbetet më shqiptar, përveç pleqëve të cilët shpejtë do e marrin rrugën e vet. Çdo gjë do të largohet nga këndej. Vetëm do udhëheqës të ardhur nga gyrbeti këtu gjetën një “gyrbet” tejmase të madhë! A nuk e shofim se të pashkolluarit na mësojnë, të sëmurit na shërojnë, diletantët na zhvillojnë apo dëbojnë. Tani njëzet vite na udhëheqë një strukturë që një populli mund t’i ndodhë ose si defekt historik ose si dënim kolektiv nga Zoti. Kjo strukturë tani më na e ka ndëruar edhe kodin mental, kështu që tani korrupsioni është aftësi, puna është turp, nderi është budallaki…  Budallenjëve ua lëshuam rrugën dha tani të gjitha rrugët janë të zëna. Lejuam të na e ndajnë drejtësinë ata që as vet s’duhet të jenë në liri. Lejuam të na shesin mend ata që as vet s’i kishin. Ne kemi nevojë për një Laura Koveshi, e cila krijoi kuorum qeveritar në burgun qendror të Bukureshtit në krye me eks-kryeministrin.