Merr fund ankthi për tifozët kuqezinj, Maldini dhe Massara rinovojnë kontratat

Merr fund ankthi për tifozët kuqezinj, Maldini dhe Massara rinovojnë kontratat

Pritja më në fund ka marrë fund. Pak minuta pas skadimit të kontratave aktuale, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë nënshkruar rinovimin me Milanin dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të kryejnë rolet e tyre përkatëse deri në vitin 2024.

“Tymi i bardhë”, me pak fjalë, ka mbërritur, duke fshirë hutimet e këtyre ditëve, bashkë me zgjidhjen, të paktën në letër, e një sërë problemesh që kishin vënë në dyshim të ardhmen e zonës teknike kuqezi.

Drafti i fundit i kontratës i rishikuar nga Elliott dhe Red Bird mbi bazën e kërkesave të Maldinit ishte vendimtar. Njoftimi zyrtar i klubit do të arrijë të premten në mëngjes.