` . Merkel paralajmëron përballjen me valën e tretë të COVID-19 në Gjermani - TV SHENJA

Merkel paralajmëron përballjen me valën e tretë të COVID-19 në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ky shtet mund të goditet nga vala e tretë e koronavorusit, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat parandaluese.

“Ne ende duhet të jemi tepër, tepër të kujdesshëm gjatë dimrit. Përndryshe menjëherë do të përballemi me valën e tretë”, është shprehur Merkel, transmeton Klan Kosova.

“Kjo mund të ndodhë gjatë këtyre muajve të dimrit”.

Gjermania deri më tani ka një milion e 67 mijë e 473 raste të konfirmuara me 16 mijë e 636 viktima, sipas Robert Koch Institute.