Merhamet dhe Vefa ndihmuan rreth 100 familje (Video)

Merhamet dhe Vefa ndihmuan rreth 100 familje (Video)

Njëqind familje në nevojë janë vizituar nga Organizata Kulturore Humanitare Merhamet dhe Vefa nga Gjermania, me qëllim zbutjes së gjendjes së vështirë në këto ditë dimri. Sipas nevojës, janë shpërndarë stufa, dru dhe rroba për fëmijët. Prezenca e njerëzve humanë ka gëzuar familjet nga Tetova, Gostivari, Kërcova, Prilepi, Shkupi dhe Kumanova. Përfaqësuesja e VEFA-s, Shejma Çil tha se kontributi i tyre për të ndihmuar nuk është gjë e madhe veçse njerëzorja, madje ajo falënderoi edhe bashkëpunëtorët nga Maqedonia që çdo herë shprehin gatishmëri për të gëzuar fytyrat nevojtare. Ndërsa Zinur Emini, nga Merhamet sqaroi se aktiviteti do të vazhdojë edhe ditëve të ardhsme.

SHEJMA ÇIL, PËRFAQËSUESE E VEFA-S

“VEFA si organizatë që ndihmon njerëzit në nevojë po bën punën e saj që njeriu njeriun duhet ta ndihmojë në çdo nevojë, për këtë arsye ne këtu erdhëm. Së bashku me partnerët tanë disa ditë jemi në terren për të kryer obligimin njerëzor”

ZINUR EMINI, PËRFAQËSUESE NGA OKH MERHAMET

“Ditëve të kaluara kemi qenë në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë si dhe në fshatrat për rreth, sot jemi në Shkup dhe do të vazhdojmë me aktivitetet dhe në fshatrat e Shkupit”

Mjete për të ndihmuar janë dërguar edhe në Kryqin e Kuq në Komunën e Çairit.

ALAJDIN SULEJMANI, KRYQI I KUQ ÇAIR

”Si çdo herë neve tradicionalisht bashkëpunojmë me shoqatën Merhamet dhe Wefa nga Gjermania, sot është distribuimi i një koftori dhe disa rrobave për fëmijë ato përmbajnë xhaketa, bluzona dhe doreza”

Qytetarët janë falënderues ndaj ndihmave që u ofrohen .

QYTETAR

“Na kanë ndihmuar shumë, Zoti ua shkruajt sevapet krejtve”

Aktiviteti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim duke numëruar plot 100 familje që do t’i gëzohen këtij dimri. Hava Tahiri /SHENJA/