` . Memedi: Kuadrot e ASH dhe AAA dëshmuan se si qeverisim ne, ndryshimi për shqiptarët është i domosdoshëm - TV SHENJA

Memedi: Kuadrot e ASH dhe AAA dëshmuan se si qeverisim ne, ndryshimi për shqiptarët është i domosdoshëm

Programi politik i cili nuk përmban asgjë që nuk mund të realizohet, kualiteti i kuadrove, këtu kemi dëshminë e disa kuadrove të cilët kanë qenë pjesë e pushtetit dhe kanë dëshmuar se dinë të realizojnë dhe e treta ne që si Aleancë për Shqiptarë flas, që nëse nuk arrihet të përmbushet ajo që kemi premtuar të lëshohen institucionet. Kështu tha në emisionin “ENTER”, nënkryetari i Aleancës për Shqitparët Remzi Memedi.

“Më duhet të them se ana joformale është e tmerrshme me dhjetëra aktivistë vijën dhe raportojnë për kërcënime shantazhe, joshje. Ju thonë se do t’i punësojnë dhe harrojnë se këtë e ua kanë thënë me dhjetëra herë dhe nuk e kanë realizuar”, tha Memedi në emisionin “ENTER”.

Ai tha se ndryshimi nuk është luks, thjeshtë është rrëzuar një parti se ka dëshmuar në rritjet e vogla ekonomike dhe vjen të ndryshojë këtë gjë.

“Thjeshtë ne përballemi me çështje shumë të tmerrshme në shumë dimeznione të organizimit”, tha Memedi.