` . Meksikë, protesta kundër brutalitetit të policisë - TV SHENJA

Meksikë, protesta kundër brutalitetit të policisë

Protestat kundër brutalitetit të policisë shpërthyen ditën e enjte në Guadalajara, kryeqyteti i shtetit Jalisco, në Meksikë, pasi një njeri u gjet i rrahur për vdekje pasi u arrestua për shkak se nuk kishte vendosur maskë në fytyre në publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Një video virale e policisë duke arrestuar dhunshëm Giovanni Lopez, një punonjës ndërtimi 30-vjeçar, shkaktoi zemërim në mediat sociale të mërkurën vonë. Në video, kalimtarët mund të dëgjohen duke lutur efektivët e policisë për ta liruar.

Guvernatori i Jaliscos propozoi dhënien autorizimit policisë për të arrestuar njerëzit që nuk mbajnë maska për fytyrë. Policia tha se Lopez kishte “rezistuar” duke mos vendosur maskë. Ai u pa për herë të fundit duke u futur me forcë në një automjet policor.

Pas arrestimit, familja e Lopez shkoi për ta marrë atë në komisariat. Policia i tha familjes se ai ishte në një spital publik në Guadalajara. Kur familja mbërriti, Lopez tashmë kishte vdekur.

Spitali njoftoi se ai vdiq nga trauma të forta të dhunës në kokë. Ai gjithashtu kishte një plagë plumbi në këmbë, sipas raporteve lokale.

Të enjten në mbrëmje, zemërimi në mediat sociale u kthye në veprim. Protestuesit, kryesisht të rinj, dolën në qendrën e Guadalajara.

Përpara pallatit të guvernatorit, protestuesit i vunë zjarrin një makine patrullimi policie. Ata gjithashtu shkruan parulla në muret në qendrën historike, duke kërkuar drejtësi për Lopez dhe dhënien fund të brutalitetit të policisë. Njerëzit në të gjithë botën kanë mbështetur lëvizjen kundër dhunës policore në Meksikë duke përdorur hashtagun në Twitter “#JusticiaParaGiovanni” ose “Drejtësi për Giovannin”.

Protestat në Meksikë shpërthyen ndërsa SHBA përjeton valë demonstratash kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit institucional pas vdekjes së George Floyd, afro-amerikanit 46 vjeçar të paarmatosur, i cili vdiq nga dhuna e policisë.