Mediat serbe: Serbët vendosin barrikada në Merdare nga pjesa e Serbisë

Mediat serbe: Serbët vendosin barrikada në Merdare nga pjesa e Serbisë

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, ka raportuar RTS të martën në mbrëmje.

Ata vendosën një kamion dhe traktorë në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.

Ata njoftuan, sipas RTS, se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se do të kenë mbështetje më të madhe. /Koha.net/