Mediat meksikane: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri

Mediat meksikane: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri

Tentakulat e karteleve meksikane kanë arritur deri në Ballkan, ku kanë gjetur “tokë pjellore” për të pastruar paratë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Ky është një artikulli i medias meksikane “Vanguardia” dhe “El Universal”, që i referohen burimeve nga qeveria ferderale. Sipas këtyre burimeve, Ismael Zambada García, i njohur ndryshe si “El Mayo”, kreu i një fraksioni të kartelit të Sinaloas, ka ngritur aleanca me mafien shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, prona të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit në bregdet.

Këto medie në Meksikë shkruajnë se El Mayo ka krijuar lidhje me shqiptarë, të cilët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar.

Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

Sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tonë përmes kompanive fiktive. Lidhjet mes karteleve meksikane dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nuk diheshin deri më tani, sipas autoriteteve të inteligjencës.

Lidhja mes El Mayo Zambada dhe mafies shqiptare përfaqëson një mundësi për grupet kriminale meksikane që të zgjerohen në Shqipëri. “Një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme. Autoritetet e inteligjencës kujtojnë se kartelet meksikane po zgjerohen vazhdimisht përtej kufijve të vendit, teksa arrijnë në Evropë dhe Azi”, shkruajnë mediat meksikane.

Ismael “El Mayo” Zambada”

Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998. /A2 CNN/