Mediat kroate: Dinamon sonte e pret “ferri” në Shkup

Mediat kroate: Dinamon sonte e pret “ferri” në Shkup

Skuadra e FC Shkupit sonte do të përballet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Nga tabori i skuadrës shkupjane pohojnë se do të ketë mbi 15 mijë të pranishëm në stadium, ndërsa një gjë e tillë ka shkaktuar “frikë” tek mediat kroate, më konkretisht te e famshmja “index.hr”, që shkruan se Dinamo Zagrebin sonte në Shkup e pret “ferri”. “Dinamon sonte e pret ferr – 20 mijë tifozë në stadium”, – shkruan “Index.hr”.

Kujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në Kroaci në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, u mbyll me shifrat 2:2.

Skuadra fituese nga kjo përballje në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve me shumë gjasa do të përballet me bullgarët e Ludogorets, që në ndeshjen e parë mundën irlandezët e Shamrok Rovers me shifrat 3:0.