Më shumë shi në Kumanovë, Kodrën e Diellit dhe në Tetovë

Më shumë shi në Kumanovë, Kodrën e Diellit dhe në Tetovë

Më së shumti shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Kumanovë, ku janë matur 52 litra për metër katror, 47 në Kodrën e Diellit dhe 42 litra në Tetovë.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në 24 orët e kaluara kanë rënë 40 litra shi në Pozharanë, Shkup-Petrovec 34, Prilep 33, Krushevë dhe Shkup 32, Mavrovë 26, Vinicë 24, Ohër 22, Pretor 18, Shtip 17, Lazaropole dhe Gjurishte 16, Topolçan 15, Demir Kapi 11, Kriva Pallankë 10, Manastir 8, Strumicë dhe Gjevgjeli 6, Berovë 5 dhe në Dojran 4 litra për metër katror.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë parashikon se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë të dendura, nga 10 deri në 20 litra për metër katror.

Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të përcjellura me bubullima dhe me kushte për paraqitje të rrallë breshëri.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup kryesisht do të mbaj mot me vranësira dhe i freskët, me reshje shiu, kohë pas kohe të dendura dhe të rrëmbyeshme.