Më shumë se 130 njerëz në Niger kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese

Më shumë se 130 njerëz në Niger kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese

Përmbytjet kanë vrarë më shumë se 130 njerëz në Niger që nga korriku, sipas autoriteteve.

Nigeri goditet nga përmbytjet çdo vit, por dy herë më shumë jetë kanë humbur këtë sezon shirash sesa në vitin 2021.

Përmbytjet kanë vrarë gjithashtu qindra bagëti dhe kanë shkatërruar një pjesë të madhe të fermave.

Ministri i Shërbimeve Humanitare të Nigerit, Lawan Magaji, tha se rajonet e Maradi, Zinder dhe Diffa ishin më të prekurat.

 

 

Gati 150,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në këto tre rajone.

Disa vende në Afrikën Perëndimore, përfshirë Nigerinë, po përjetojnë shira të rrëmbyeshëm të cilët shpesh çojnë në përmbytje shkatërruese. Ekspertët ia atribuojnë këtë pjesërisht ndikimit të ndryshimeve klimatike.