Më shumë borë dhe më ftohtë në Mavrovë

Temperaturë më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Maqedoni është matur në Mavrovë, ku janë regjistruar – 8 gradë, pas çfarë vijojnë Krusheva me – 7, Llazaropole me – 4, Berova, Ohri, Pretori dhe Prilepi me -3, Vinica, Manastiri dhe Kriva Pallanka me – 2, Tetova dhe Shtipi me -1.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, më së shumti dëborë ka kryesisht në Mavrovë, ku mbulimi i dëborës është 26 centimetra, në Krushevë 22, në Bitola 15, Topolcani 12 dhe 8 centimetra në Pozharane dhe Lazaropole.
Ulje temperaturash dhe reshje të borës do të fillojnë në shumë pjesë të vendit. Reshjet gjatë natës do ta përfshijnë gjithë vendin. Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftuan se gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat do të ulen madje në minus 14 gradë Celsius.