Mbyllet pjesa e parë, Gjeorgji 1-0 Maqedoni e Veriut

Mbyllet pjesa e parë, Gjeorgji 1-0 Maqedoni e Veriut

Pjesa e parë e takimit në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar me epërsi 1:0 të vendasve, raporton SHENJA. Fillimi i takimit foli për djemtë e trajnerit Bllagoja Milevski të cilët zhvilluan lojë të bukur dhe krijua disa raste për gol, megjithatë nuk arritën që të shënojnë.

Rastin më të mirë për gol e kishte Spirovski në minutën e 21-të kur tenton golin me një goditje të fortë, mirëpo portieri kundërshtar ishte në nivelin e detyrës.

Dominimi i Maqedonisë së Veriut zgjati deri në minutën e 35-të kur pas një rrëmuje në portën e përfaqësueses së vendit, Miovski shënon në rrjetë të gabuar për epërsi 1:0 të vendasve.

Pas shënimit të golit, vendasit u motivuan dhe vazhduan të krijojnë raste të tjera, mirëpo nuk arritën që t’i konkretizojnë. /SHENJA/