` . Mbyllet një palestër në Shkup, shkeli masat anti-Covid - TV SHENJA

Mbyllet një palestër në Shkup, shkeli masat anti-Covid

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë mbrëmjes së djeshme ka kryer kontrolle në një klub fitnesi në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup.

Policia gjatë kontrollit ka konstatuar se objekti ka punuar edhe përkundër ndalesës , respektivisht në objekt është hasur pronari i klubit F.B. (35) nga Shkupi dhe gjashtë persona tjerë.

MPB shton se për rastin në fjalë është njoftuar Prokuroria Publike dhe se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.