Mbreti i ri i Malajzisë do të zgjidhet më 24 janar

Mbreti i ri i Malajzisë do të zgjidhet më 24 janar

Një zyrtar i Malajzisë ka bërë të ditur se krerët e nëntë shtëpive mbretërore të këtij vendi të Azisë Juglindore dy javë më vonë, përkatësisht më 24 janar, do të mblidhen për të zgjedhur një mbret të ri pas dorëheqjes së Muahammadit të V-të, raporton AA.

Syed Danial Syed Ahmad, kujdestar i Vulës së Udhëheqësve, paralajmëroi se Konferenca e Udhëheqësve vendosi 24 janarin për të zgjedhur udhëheqësin suprem të Malajzisë gjatë takimit të tyre të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Mbreti i ri do të betohet më 31 janar.

Konferenca e Udhëheqësve përbëhet nga sulltanët e nëntë shtëpive mbretërore, të cilët udhëheqin shtetet e tyre dhe guvernatorët e katër shteteve të tjera. Guvernatorët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen për zgjedhjen dhe largimin e mbretit.

– Dorëheqja e mbretit, në histori ndodh për herë të parë

Pallati Kombëtar i Malajzisë dje njoftoi se Mbreti Muhammad i V-të e abdikoi kurorën pas dy vjetësh në fron para se të përfundonte mandatin pesë-vjeçar.

Dorëheqja e tij shënon herën e parë që një mbret të ketë dhënë dorëheqje që nga pavarësia e vendit.

Pallati nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e mbretit, megjithatë ky veprim erdhi midis pretendimeve se ai ishte martuar me Oksana Voyevodina, mbretëreshën e bukurisë së Rusisë në vitin 2015.

Në sistemin e monarkisë kushtetuese të Malajzisë, mbreti zgjidhet në mesin e nëntë sulltanëve të nëntë shteteve malajziane në çdo pesë vjet.

Sulltani i shtetit Perak, Nazrin Shah, zëvendës i deritanishëm i mbretit, do të bëhet kreu i shtetit derisa të zgjidhet një mbret i ri.