Mbreti Charles III i drejtohet kombit për herë të parë si monark

Mbreti Charles III i drejtohet kombit për herë të parë si monark

Mbreti Charles III mbajti fjalimin e tij të parë para kombit si monark britanik pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, ai nderoi nënën e tij, duke thënë: “Gjatë gjithë jetës së saj, Madhëria e saj Mbretëresha, nëna ime e dashur, ishte një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time, dhe ne i detyrohemi asaj borxhin më të përzemërt që çdo familje mund t’ia detyrojë nënës; për dashurinë, udhëzimin, mirëkuptimin dhe shembullin e saj”.

“Mbretëresha Elizabeth kishte një jetë të jetuar mirë; një premtim me fatin e mbajtur dhe për të mbahet zi në vdekjen e saj. Këtë premtim të shërbimit të përjetshëm jua rinovoj të gjithëve sot”, tha Mbreti Charles.

Ai kujtoi zotimin e nënës së tij në vitin 1947, në ditëlindjen e saj të 21-të, të transmetuar nga Cape Town në Commonwealth, për t’ia “kushtuar jetën, qoftë e shkurtër apo e gjatë” shërbimit të popujve. Mbretëresha bëri sakrifica për detyrën, tha ai.

“Unë e di se vdekja e saj sjell trishtim të madh për kaq shumë prej jush dhe e ndaj atë ndjenjë të humbjes, pa masë, me të gjithë ju”, tha Mbreti Charles.

Ai tha se nëna e tij u ngjit në fron pasi Britania dhe bota dolën nga Lufta e Dytë Botërore dhe se shumë gjëra kanë ndryshuar 70 vjet më vonë, duke përfshirë shoqërinë britanike, e cila, tha ai, ishte “bërë një shoqëri me shumë kultura dhe shumë besime”.

Ai tha se ndërkohë që kanë ndryshuar edhe institucionet e shtetit, ato kanë ruajtur vlerat e tyre.

“Roli dhe detyrat e monarkisë mbeten gjithashtu”, tha Mbreti Charles, duke theksuar përgjegjësinë e tij ndaj Kishës së Anglisë dhe “besimin e tij të rrënjosur thellë”.

“Siç bëri vetë Mbretëresha me një përkushtim të tillë të palëkundur, edhe unë tani zotohem solemnisht, gjatë gjithë kohës së mbetur që Zoti më jep, të mbajë parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë”, tha ai.

“Dhe kudo që të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar, ose territoret anembanë botës, dhe çfarëdo që mund të jetë prejardhja ose bindjet tuaja, unë do të përpiqem t’ju shërbej me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, shtoi ai.

Ai tha se nuk do të ishte më në gjendje të vazhdonte me projektet e bamirësisë dhe ngjarjet në të cilat merrte pjesë ndërsa ishte trashëgimtar i fronit dhe shtoi se kjo punë do të vazhdonte në duart e të tjerëve.

Mbreti tha se në “pak më shumë se një javë”, nëna e tij do varrosej. Në emër të familjes së tij, ai falënderoi publikun për ngushëllimet dhe mbështetjen e dhënë, duke thënë se ata kishin kuptimin “për mua më shumë sesa mund të shprehem ndonjëherë”.