Mbretëri e Bashkuar, gjykata hedh poshtë apelin për ndaluar dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

Mbretëri e Bashkuar, gjykata hedh poshtë apelin për ndaluar dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

Gjykata e Apelit e Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë një apel kundër vendimit të Gjykatës së Lartë sipas të cilit azilkërkuesit mund të dërgohen në Ruandë në kuadër të një plani të diskutueshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi do të thotë se fluturimi i parë i dëbimit në Ruandë mund të realizohet nesër.

Sipas njoftimeve në mediat lokale, 11 azilkërkues do të hipin në avion nesër pak para mesditës.