Mbledhje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë më 14 nëntor

Mbledhje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë më 14 nëntor

Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja është paraparë që të mbahet në Shkup më 14 nëntor të vitit 2022, njoftoi shërbimi qeveritar për informim.