` . Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive për vitin e ri shkollor vazhdon nesër - TV SHENJA

Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive për vitin e ri shkollor vazhdon nesër

Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku pritet të finalizohen protokollet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ende jemi në bisedime. Zgjidhja përfundimtare do të publikohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, ka deklaruar epidemiologu Aleksandar Stojanov nga Komisioni për Sëmundje Infektive.