Mbijeton Qeveria greke, i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes me Maqedoninë

Mbijeton Qeveria greke, i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes me Maqedoninë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të mërkurën.

Një gjë e tillë i hap rrugë Parlamentit grek që të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit.

Tsipras mori mbështetjen e 151 ligjvënësve në parlamentin prej 300 ulësesh, duke e shmangur kështu thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai e thirri votimin në parlament të dielën, pasi partneri i tij i koalicionit, Panos Kammenos, dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.