Mbi një milion familje në Ukrainë pa energji pas sulmeve ruse

Mbi një milion familje në Ukrainë pa energji pas sulmeve ruse

Më shumë se një milion familje në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse në objektet energjetike në të gjithë vendin, sipas nënkryetarit të presidencës ukrainase.

“Deri më tani, 672 mijë abonentë janë shkëputur në rajonin Khmelnytskyi, 188, 400 në rajonin e Mykolaiv, 102 mijë në rajonin Volyn, 242 mijë në rajonin Cherkasy, 174,790 në rajonin Rivne, 61,913 në rajonin Kirovograd dhe 10,500 në rajonin Odesa”, tha Kyrylo Tymoshenko në rrjetet sociale.

Disa rajone në të gjithë vendin raportuan sulme ndaj objekteve të energjisë në një breshëri sulmesh gjatë natës. /