Mbi 800 persona të arrestuar gjatë demonstratave në Sudan

Mbi 800 persona të arrestuar gjatë demonstratave në Sudan

Gjithsej 816 persona janë arrestuar gjatë më shumë se dy javëve protesta që kanë përfshirë Sudanin nga 19 dhjetori, tha ministri i Brendshëm i vendit Ahmed Bilal, raporton AA.

Këtë njoftim Bilal e bëri në një sesion parlamentar të thirrur për të diskutuar demonstratat dhe reagimin e autoriteteve ndaj krizës në vazhdim.

Sipas ministrit, 19 persona thuhet të jenë vrarë në demonstrata, përfshirë dy oficerë policie.

“Janë lënduar deri në 127 policë, ndërsa 118 objekte të qeverisë, duke përfshirë 14 objekte policore, janë dëmtuar”, tha ai.

Bilal akuzoi demonstruesit për “sabotim” dhe marrje të mbështetjes nga “palë të fshehta”.

Protestuesit kanë kritikuar situatën e keqe ekonomike të vendit dhe dështimin e qeverisë për të plotësuar mungesat akute të mallrave.

Javën e kaluar, Presidenti Omar al-Bashir, i cili është në pushtet nga viti 1989, premtoi se do të bëjë reforma ekonomike, pas thirrjeve të vazhdueshme nga opozita për të protestuar.

Sudani, vend me 40 milionë banorë, është përpjekur të rimarrë veten nga humbja e tre të katërtave të prodhimit të saj të naftës, burimit kryesor të valutës së saj, kur Sudani i Jugut u nda në vitin 2011.