` . Mbi 21 milionë njerëz të infektuar me coronavirus në botë - TV SHENJA

Mbi 21 milionë njerëz të infektuar me coronavirus në botë

Brazili regjistroi 50.644 raste të reja të coronavirusit dhe 1.060 vdekje, tha Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, ndërsa më shumë se 21 milionë njerëz në botë janë infektuar në të gjithë botën.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Brazil u rrit në 3,275,520, dhe numri i vdekjeve në 106.523 njerëz.
Brazili është vendi i dytë më i infektuar në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 21 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me coronavirus dhe 759.411 kanë vdekur, tregojnë të dhënat e Reuters.

Infeksionet janë regjistruar në më shumë se 210 vende dhe territore pasi në Kinë u identifikuan rastet e para në dhjetor të vitit 2019.

Ndryshe, Kosova ka regjistruar mbi 11 mijë persona të infektuar me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 381 njerëz.