` . Mbi 200 shkelje në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë - TV SHENJA

Mbi 200 shkelje në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kontrollet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shqiptuar gjithsej 204 masa, mes të cilave 118 sanksione për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 26 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë shkelje të motoçiklistëve dhe shtatë për vozitës fillestarë.

“Kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit vazhdojnë. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksuan nga MPB.