Mbi 180 komuna në Francë dhe Zvicër sot fikin dritat e rrugës

Mbi 180 komuna në Francë dhe Zvicër sot fikin dritat e rrugës

Në kuadër të aktivitetit “Nata është e bukur” në Francë dhe Zvicër, do të fiken dritat e rrugëve në më shumë se 187 komuna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktivitetit, i cili mbahet për herë të tretë këtë vit me tematikën “kursimi i energjisë”, 187 komuna të Gjenevës së Madhe, e cila përfshin shumë komuna kufitare të Francës dhe Zvicrës, sot do t’i fikin dritat e rrugës.

Në deklaratën e bërë në uebsajtin e aktivitetit “Nata është e bukur”, më shumë se 50 komuna fqinje me Gjenevën e Madhe do të marrin pjesë në aktivitet, i cili gjithashtu synon të ndërgjegjësojë qytetarët për kursimin e energjisë.

Në deklaratë theksohet se numri i bizneseve dhe njerëzve që marrin pjesë në aktivitet duke fikur dritat e tyre është rritur, ndërsa më shumë se 100 organizime do të zhvillohen në kuadër të ngjarjes, si vëzhgimi i qiellit, ekspozita, shëtitje të natës dhe darka me qirinj.

Ngjarja përkon me ekuinoksin e vjeshtës, kur dita dhe nata janë në zona të barabarta kohore.